Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për dëshminë e dhënë nga James Rubin, ish-ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se e ka dëgjuar dëshminë e Rubinit për aq sa ka mundur, duke lënë të kuptohet se nuk ka arritur ta dëgjoj të tërën.
“Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë. Roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën”– ka deklaruar Kurti për T7.
Ai ka shtuar se qëndrimi i tij për Specialen nuk ka ndryshuar.
“Qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti- prej fillimit” – tha ai.
“Duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe një herë po e theksoj se qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshu asnjëherë” – shtoi ai kur u pyet për atë se Adem Demaçi po përmendet si kryesori gjatë luftës dhe se ai ka qenë bashkëpunëtor i tij.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...