Kryeministri Albin Kurti pas miratimit të rezolutës kundër organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët.
“Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”- është shprehur Kurti.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...