Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ekipi doli nga stadiumi me ‘bindjen do të duhej të kishim fituar”.
Sipas tij, Kosova po zhvillon “futbollin më të bukur ndonjëherë”, duke treguar disiplinë taktike.
“Dolëm nga stadiumi me bindjen se do të duhej të kishim fituar. Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës”, shkroi ai./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...