Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka lutur partitë opozitare që të mos e shohin si në fund çështjen e njohjes së Kosovës.
“Ju lutem, më ndihmoni edhe duke mos folur”, deklaroi Kurti në debatin parlamentar që po zhvillohet për dialogun Kosovës-Serbi.
Sipas tij, imazhi ndërkombëtar i Kosovës në raport me dialogun me Serbinë kurrë nuk ka qenë më i favorshëm.
“Për një vit nuk kishte asnjë koncesion me Serbinë. Kemi tregu se shteti i Kosovës nuk është i varur nga Serbia. Kosova nuk është problem, por Kosova ka problem, në raport me Serbinë e ka mosnjohjen nga ana e Serbisë. Më ndihmoni, dhe mos flisni për njohjen e ndërsjellë me të cilën përfundon procesi, apo marrëveshjen që ka epilog njohjen reciproke. Po më dëmtoni në aspektin diplomatik. Nuk është më njohja në fund si epilog, por është në qendër. Jo proces që përmbyllet me njohje, por njohja të jetë në qendër. Në qendër, jo në fund.
Sipas tij ka marrë fund kur Kosova bën kompromise, vitin e kaluar është bërë ndryshimi.
“Ju kisha lutur që të më ndihmoni duke mos thënë se njohja të vjen në fund, por në qendër. E dyta, ne jemi të pavarur. Nuk është dialogu vetëm për neve, por për raportin tonë me Serbinë. Dialog për statusin e raportit me Serbinë dhe jo statusin e Kosovës, si paqen dhe sigurinë, perspektivën evropiane dhe mirëqenien e qytetarëve”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh