Kryeministri Albin Kurti, gjatë deklarimit për media pas konferencës së Samitit në Shkup, ka folur edhe për masat ndaj Serbisë, duke thënë se ato nuk janë tregtare por janë masa të sigurisë.
“Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi masa të sigurisë. Në vitin 2023 tri herë kemi pasur sekuestrime në veri të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se nuk do të ndodh heqja e masave të sigurisë përderisa ka grupe paramilitare.
“I gjithë ky armatim është prodhuar ne Serbi dhe ka ardhur nga Serbia. Për shkak të kontrollave të shtuara, ka mundësi që ndërmarrjet e caktuara nuk janë të interesuara të kalojnë kufirin në Kosovë sikurse dikur. Masat e sigurisë nuk jemi të gatshëm t’i tërheqim derisa kemi grupe paramilitare”, ka deklaruar ai/rtk/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...