Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme.
Sipas tij, projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që u miratua sot në qeveri, mundëson të përballohen sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosen çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet.
“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka thënë ai./arbresh.info
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...