Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media në Tiranë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
Kurti ka thënë se kjo gjykatë është e imponuar dhe është një etnike.
“Gjykata Speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë dhe është gjykatë një etnike. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.
“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së do të kemi një sistem të ri të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtoj me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”, tha Kurti.
Ai theksoi se ne jemi me ushtarët e UÇK-së dhe ata janë me popullin e Kosovës.
Kurti më tej shtoi se me qeverisjen e tyre të re dhe me procesin e Vettingut, do të rregullojnë imazhin e Kosovës dhe do të sjellin drejtësi për qytetarët.
“Me qeverisjen tonë të re me procesin e Vettingut, edhe do të zvogëlojmë gjysmë milioni lëndë që kanë mbetur në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë , por do të rregullojmë edhe imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët dhe me gjykatat tona normale do ti trajtojmë pretendimet ndaj kujtdo qofshin”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...