Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e studentëve në pasqyrimin e zhvillimit socio-ekonomik dhe kulturor të vendit.
Kurti bëri të ditur se gjatë këtij mandati qeverisës janë ndarë afër 18 mijë bursa nga një buxhet i përgjithshëm prej rreth 20 milionë euro.
Ai shtoi se në mandatin e ardhshëm planifikohet dyfishimi i buxhetit për bursa.
“Nuk ka kategori shoqërore e cila mund të të tregojë se kah po shkon zhvillimi socio-ekonomik e kulturor i një vendi, sikurse ajo e studentëve të universitetit. Gjatë këtij mandati qeverisës, i kemi ndarë afër 18 mijë bursa në një buxhet të gjithmbarshëm prej rreth 20 milionë euro. Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për bursa. E, në mes të dy mandateve, e kemi nisur edhe programin e Bursës së Mobilitetit për studentë, mbështetje shtesë kjo për studentët që udhëtojnë për të ndjekur studimet. Aktualisht janë rreth 10 mijë përfitues. Një grup prej tyre, bashkë me ministrin Murati, i mirëpritëm në Kryeministri”, tha ai./Arbresh.info
Konjufca në Tiranë për “Samitin e Diasporës”, takohet me hom...
Sulm me armë në një shkollë në Turqi, të paktën 16 të plagos...
Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe kryeministrit të ri hunga...
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...