Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral në lagjen Mat në kryeqytet, me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekun.
Kurti tha se Prishtina është bërë qytet i vështirë për ata që jetojnë në kryeqytet, transmeton Arbresh.info.
Tutje Kurti tha se nuk mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit.
“Më 12 tetor, lagjja Mat, ia bën mat në tri lëvizje pushtetit aktual komunal në Prishtinë: e para Hajrulla Çeku kryetar; e dyta VETËVENDOSJE!, 105; e treta vota për një nga kandidatët për Kuvend Komunal, për shumicë në përfaqësimin e kryeqytetit. Na duhet ky ndryshim, sepse Prishtina është bërë qytet i vështirë për ne që jetojmë në kryeqytet por edhe për ata që e vizitojnë. Nuk mund të bëhesh e as të jesh kryetar i Prishtinës kur oligarkët ta përcaktojnë kahjen e zhvillimit të qytetit. Nuk kalojnë të tillët më në Prishtinë e Prishtina nuk e lejon më këtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ata nuk kanë vizion e as respekt për qytetarin. Ne e kemi vizionin për Prishtinën, e kemi platformën qeverisëse, e kemi edhe dashurinë për qytetin. E kemi edhe kandidatin që e mishëron atë dashuri dhe ky është Hajrulla Çeku. Hajra e njeh më mirë se kushdo tjetër Prishtinën sepse e jeton, e ka përjetuar dhe studiuar. Ai është profesionist i dalluar, ministër i dëshmuar, njeri i ndershëm dhe zyrtar i përkushtuar”, tha kryeministri në detyrë.
Ndër të tjera, Kurti theksoi se Çeku dhe LVV do ta bëjnë Prishtinën qytet ku planifikohet me dije, investohet me prioritet dhe ku çdo lagje merr trajtimin që i nevojitet dhe e meriton
“Hajra nuk favorizon lagje dhe nuk bën pazare, nuk punon për emra të përveçëm dhe nuk i frikësohet askujt. Është njeri që bashkon e punon, jo që ndan e improvizon. Hajrulla Çeku dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta bëjnë Prishtinën qytet ku planifikohet me dije, investohet me prioritet dhe ku çdo lagje merr trajtimin që i nevojitet dhe e meriton. Le ta sjellim fitoren e madhe për Matin, për Prishtinën e për të mirën e secilit banor të kryeqytetit”, tha Kurti./Arbresh.info
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...