Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas mospranimit të Kosovës në INTERPOL.
“Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten,” ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste.
“Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të show-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?”/arbresh.info/
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak
Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat...
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...