Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar këtë të premte kanë qenë mysafir të Ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe Guvernatorit të Edirnesë, Yunus Sezer të cilët shtruan iftar me rastin e muajit të Ramazanit.
“Agjërimi në muajin e Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Ramazani është kohë e reflektimit. E për besimtarët myslimanë është edhe muaj i përsosjes së vetive, zakoneve, synimeve e veprave. Është thirrje për përulësi, përmirësim dhe përvetësim: përulësi ndaj tjerëve, përmirësim të vetes, dhe përvetësim të mësimeve. Për të gjithë është thirrje për harmoni, paqe, solidaritet e mirësi. Andaj, le t’i përgjigjemi kësaj thirrje çdo ditë të vitit, sikurse secilën ditë të këtij muaji”, është shprehur kryeministri.
Të pranishëm në këtë iftar të shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë dhe Guvernatori i Edirnesë kanë qenë të pranishëm shumë mysafirë, përfshirë edhe ambasador të akredituar në Kosovë e përfaqësues nga institucione e komuna të ndryshme.

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron