Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur tubim në Bardhin e Madh në Fushë Kosovë, në mbështetje të kandidatit për kryetar të kësaj komunë, Valon Prebreza.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Prebreza i di hallet dhe i ka zgjedhjet për Fushë Kosovën.
“Valon Prebreza i di hallet dhe i ka zgjidhjet për Fushë Kosovën. Qytetarët e Fushë Kosovës e kanë mundësinë dhe zgjedhjen për ndryshim. Mbrëmë u mblodhëm në Bardh të Madh, më 9 nëntor bëhemi të gjithë bashkë për Fushë Kosovën, komunë që rritet me zhvillim dhe mirëqenie, për Valon Prebrezën kryetar të të gjithë qytetarëve, për numrin 105 të VETËVENDOSJES!”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë