Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve, por dhe rezistencën e të gjallëve për siç thotë mospërkuljen e tyre para terrorit të Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook i pari i qeverisë, nderon 116 civilët shqiptarë të vrarë në Studime të Vushtrrisë, ai thotë se të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar, shkruan Arbresh.info.
”Në Studime të Vushtrrisë nderuam 116 civilët shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë më 2 maj 1999.
Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë.
Të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar. Rroftë forca dhe shpresa që ata na lanë!
Lavdi!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK