Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në festën e shënimit të Ditës Kombëtare të Irlandës, të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri shprehu krahas urimit për Ditën Kombëtare të Irlandës edhe atë për Ditën e Shën Patrikut, duke i cilësuar të dyja festat si një ditë që mishëron trashëgiminë e pasur, qëndrueshmërinë historike dhe shpirtin global të popullit irlandez, transmeton Arbresh.info.
Rikujtoi vizitën në Irlandë gjatë vitit të kaluar, duke theksuar lidhjen e thellë midis vendeve tona të ndërtuar mbi miqësinë e vërtetë, vlerat e përbashkëta dhe solidaritetin e palëkundur.

“Mbështetja e palëkundur e Irlandës për Kosovën, nga avancimi i shkëmbimeve arsimore dhe kulturore deri te forcimi i lidhjeve tona diplomatike, ka qenë i paçmueshëm. Avokimi i Irlandës për Kosovën në organizatat ndërkombëtare qëndron si një testament për partneritetin tonë të qëndrueshëm”, tha kryeministri Kurti.
Në vijim veçoi dhe potencialin e bashkëpunimit e iniciativat për diasporën, gjersa shprehu dhe urimet për qeverinë e re në Irlandë dhe kryeministrin e ri të vendit, Micheál Martin.
Në përfundim kryeministri çmoi vlerat që na bashkojnë, unitetin, qëndrueshmërinë dhe shpresën, dhe riafirmoi angazhimin për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë, duke siguruar bashkëpunim edhe më të madh, sukses të ndërsjellë dhe arritje të përbashkëta në vitet në vijim./Arbresh.info

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...