Nën vazhdën e takimeve dhe aktiviteteve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti studentët, profesorë dhe drejtues të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore pranë Universitetit të Evropës Juglindore nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Këta të fundit, përderisa gjenden në Kosovë për një vizitë tradicionale studimore, u njoftuan nga kryeministri mbi çështjet më relevante dhe aktuale lidhur me vendin.
Gjatë bashkëbisedimit u piketuan përmirësimet e dukshme në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, lirive civile dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Kryeministri vuri në pah se të gjitha këto progrese janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Transparency International, World Justice Project, Freedom House e Reporterëve pa Kufij.
Njëkohësisht, u përmend edhe progresi ekonomik me ç’rast studentët kuptuan se Kosova në dy vitet e fundit ka pasur rritje mesatare ekonomike për 7%. Kryeministri shtoi se të hyrat tatimore janë rritur për 2/3 dhe investimet e huaja janë dyfishuar.
Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë eksportet pritet të arrijnë vlerën prej 1 miliard euro.
Përgjatë diskutimit mes kryeministrit Kurti dhe studentëve u shtrua tema edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe për situatën në veri të Kosovës.
Në fund të këtij takimi përmbajtjesor, studentët patën mundësi që të shpalosin interesimin mbi çështje të ndryshme përderisa kryeministri u shpreh i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që burojnë nga kureshtja dhe interesimi i tyre./Arbresh.info/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...