Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, mirëpritën sot grupin e parë të qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina që udhëtuan në Kosovë vetëm me letërnjoftime, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Takimi u mbajt në ndërtesën e Qeverisë, në Prishtinë, pas hyrjes në fuqi të vendimit të ri të qeverisë kosovare, që lehtëson qarkullimin e qytetarëve mes këtyre dy vendeve.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Në takimin e parë për këtë vit në Ndërtesën e Qeverisë, së bashku me zëvendëskryeministren Rexhepi mirëpritën grupin e parë të qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina që udhëtuan në Kosovë me letërnjoftime, me të hyrë në fuqi vendimi ynë i qeverisë. Në mesnatë, në minutën e parë kur hymë në vitin 2025 ata hynë në territorin e Republikës së Kosovës.
Rreth 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, nga 1 janari i këtij viti mund të vijnë më lehtë në Kosovë për t’u rilidhur me rrënjët e tyre, kurse rreth 27 mijë boshnjakë që jetojnë në vendin tonë mund të mirëpresin më shpesh për vizita familjarët dhe farefisin e tyre.
Republika e Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore që i shërbejnë sigurisë së rajonit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Ato ura duhet t’i ndërtojë Prishtina dhe Sarajeva. Nga sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit ndërmjet dy vendeve tona.
Ju uroj mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtojnë drejt Kosovës. Janë të mirëpritur kurdo herë./Arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...