Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se është i nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thekson se vizita e tij në në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar.
“I nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair. Vizita e tij në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve. Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund”, shkruan Kurti.
Shefi i ekzekutivit thekson se miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës.
Letra e Tony Blair për Kurtin:
I dashur Albin,
Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.
Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.
Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti./Arbresh.info/
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...