Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të stadiumit të Prizrenit
Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren po hyn në fazën më të madhe të rindërtimit në historinë e tij, pasi është nënshkruar kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
“Stadiumit do t’i shtohen tribunat veriore dhe jugore, duke e shndërruar në një nga arenat sportive më moderne në Kosovë”, thotë Kurti në postimin e tij.
Kapaciteti i tij do të arrijë në rreth 7,800 ulëse, ku tifozët e KF Lirisë dhe sportdashësit prizrenas do të kenë një ambient bashkëkohor për të mbështetur skuadrën e qytetit.
Kurti theksoi se në nivel vendi po investohen mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit, duke synuar që Kosova të ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.
Projekti i ri pritet të ndryshojë rrënjësisht pamjen dhe funksionalitetin e stadiumit, duke e kthyer në një qendër moderne të futbollit kosovar.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...