Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para kabinetit të tij qeverisës, ka folur për punën e qeverisjes për këta nëntë muaj.
Kurti ka thënë se që nga marrja e mandatit kanë dëshmuar vendosmëri ndaj grupeve kriminale.
“Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht, gjendja është e rënduar edhe tani. Ky numër i madh ngrit rastet e hospitalizuara. Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.Që kur morëm detyrën dëshmuam vendosmi për grupe kriminale pa marrë parasysh kujt i takonin kriminelët. Janë realizuar 571 operacione policore. Këto shifra tregojnë ngritje 75 për qind. Në fushën kundër krimeve ekonomike janë ngritur 300 kallëzime penale. Jemi të vetëdijshëm që kjo është rrugë e gjatë dhe duhet shumë punë. Populli ynë nuk i do të korruptuarit. Jemi duke u përballur me pandeminë dhe shpërndahet shumë shpejt. Numër kaq të lartë nuk kemi pasur nga muaji gusht. Gjendja është rënduar edhe tani. Neve po na duhet të kujdesemi për shëndetin e popullsisë dhe kapacitet në shëndetësi. Bëjë thirrje të gjithëve të vaksinohen ta marrim dozën e tretë. Duhet ta ruajmë shëndetin”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”