Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re.
Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë.
“Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit.
“Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë.”, tha ai.
“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.
Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falenderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme./Arbresh.info/

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...