Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se viti 2025 do të jetë vit i gruas.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur mbështetjen e Qeverisë për nënat lehona dhe fëmijët si dhe punësimin e mbi 12 mijë grave, përcjell Arbresh.info.
“Viti 2025 do të jetë vit i gruas. Në mandatin tonë të parë, dhe atë krejt në fillim, e nisëm mbështetjen për nënat lehona dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, përmes masave tona të punësimit vend të punës gjetën mbi 12 mijë gra, ndërkaq mbi 100 mijë gra hapën për herë të parë llogaritë e tyre bankare”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera Kurti u zotua që në mandatin tjetër do të shtojë shkallën e aktivitetit të gruas në ekonomi.
“Siç kemi bërë deri më tani, vëmendjen e përkrahjen për to vetëm sa do ta rrisim. Në mandatin tjetër zotohemi që ta shtojmë edhe më shumë shkallën e aktivitetit të gruas në ekonomi, përmes një sërë masash, përfshirë edhe programin Superpuna për Gratë”, tha Kurti./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën