Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kujtuar të vrarët në masakrën e Kralanit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan.
“Forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan. Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, vranë dhe zhdukën rreth tetëdhjetë burra dhe djem civilë shqiptarë. Prej tyre, 11 ishin të moshës së mitur. Disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës. Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur. Në këtë 24 vjetor, përkujtojmë të vrarët në Masakrën e Kralanit. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...