Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar dëshmorin Hashim Hajdini në 25 vjetorin e rënies së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Hajdini u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë, shkruan Arbresh.info.
“I lindur në vitin 1949, Hashim Hajdini ishte nip (djali i vëllait) i dëshmorit Zenel Hajdini. Hashimi ishte njohur edhe me vëllezërit Gërvalla në Gjermani ku kishte jetuar një kohë, siç shihet edhe në një fotografi të asaj kohe. Ai u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë, siç është shkruar edhe në pullën postare të emetuar për të më 2015 nga Posta e Kosovës: “Mbrojtja e pragut – Hashim Hajdini”, ka shkruar Kurti.
“Sot u bënë 25 vite nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini. Lavdi mes dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, mbrëmjen e 26 marsit 1999, policët serbë e sulmuan shtëpinë e Hashim Hajdinit në Fushë Kosovë dhe e vranë nënën e tij Gjyle Hajdinin. Duke e mbrojtur familjen e tij Hashimi u plagos, teksa me një revole arriti t’i vriste dy policë që ia vranë nënën. Atë ditë, dy motrat, gruaja dhe fëmijët e Hashimit ishin larguar nga Fushë Kosova dhe ishin strehuar në Prishtinë. Megjithëse i plagosur në këmbë, Hashimi e kaloi gjithë natën pranë babait të paralizuar dhe trupit të nënës së vrarë.
Mëngjesin e 27 marsit 1999, dy motrat e Hashimit erdhën nga Prishtina në Fushë Kosovë për ta tërhequr Hashimin, babain e tyre dhe nënën e vrarë. Por Hashimi refuzoi të largohej nga shtëpia. Me automatikët që ua kishte marrë dy policëve që i kishte vrarë, ai u barrikadua në shtëpinë e tij, i vendosur të qëndronte. Atë paradite shtëpia e tij u sulmua nga policë të Serbisë, kurse Hashimi rezistoi duke luftuar rreth katër orë, derisa goditjet me artileri e rrënuan tërësisht shtëpinë e tij, duke e vrarë Hashimin dhe babain e tij Hajvazin. Atë natë, policët serbë e vranë edhe gruan dhe djalin e axhës së Hashimit, Zyla Hajdinin dhe Naim Hajdinin.
I lindur në vitin 1949, Hashim Hajdini ishte nip (djali i vëllait) i dëshmorit Zenel Hajdini. Hashimi ishte njohur edhe me vëllezërit Gërvalla në Gjermani ku kishte jetuar një kohë, siç shihet edhe në një fotografi të asaj kohe. Ai u vra duke rezistuar me armë, teksa luftoi në mbrojtje të pragut të shtëpisë, siç është shkruar edhe në pullën postare të emetuar për të më 2015 nga Posta e Kosovës: “Mbrojtja e pragut – Hashim Hajdini”!
Sot u bënë 25 vite nga rënia e dëshmorit Hashim Hajdini. Lavdi mes dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës!/Arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...