Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë, shkruan Arbresh.info.
“Sundim të ligjit dhe siguri për vendin e qytetarët. Kriminaliteti po goditet në çdo cep të vendit. Veprimtaria ilegale e zbuluar dhe kapur nga operacioni policor në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan, tregon për tentativat për cenim të sigurisë që përballen me nivel të lartë profesionalizmi të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë. Autorët duhet të dënohen për të garantuar që drejtësia nuk e zhbën punën e madhe që po zhvillojnë organet e sigurisë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë