Barazimit të ndeshjes së mbrëmshme, Zvicër-Kosovë, i është gëzuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Kosova edhe pse pa lojtarët kryesorë, gjeti mënyrën për të na gëzuar, shkruan Arbresh.info.
“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti falënderon lojtarët kosovarë për emocionet teksa uron Zvicrën për kualifikimin në Euro 2024
“Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, shkruan Kurti./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...