Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryeministrat e Benelux-it, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.
Ai tha se ka kërkuar nga dy kryeministrat evropian që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.
Më tutje, kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Kurti tha se Kosova e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte
“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...