Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur për media foli për ftesën e Gjykatës Speciale që ia bëri Haradinajt dhe dorëheqjen e këtij të fundit nga posti i kryeministrit.
Kurti tha se tani është koha për zgjedhje dhe Kosova të bëhet me qeveri të re.
Po ashtu sipas tij të intervistohesh si kryeministër a jo s’përbën dallim tek specialja, sipas tij tani shpresat janë tek zgjedhjet, liria, demokracia
“Siç e dini të gjithë që nga dhjetori i vitit të kaluar ka nisur të vijnë ftesat për komandantët dhe luftëtarë të UÇK-së nga Gjykata Special. Me 3 gusht bëhen 4 vjet prej kur u ndryshua kushtetuta e Kosovës me amendamentin 24 për ti hapur rrugë speciales”.
“Me 82 vota për e patëm pranuar atë që ishte e pa imagjinueshme. Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara. Se a intervistohesh nga prokurori i specializuar si kryeministër apo si ish kryeministër kjo nuk përbën dallim për gjykatën speciale. Tani nuk e kemi më një qeveri që ishte e pa shpresë e mbrapshtë, tani shpresa është vetëm tek ndryshimi të zgjedhjet dhe të liria. Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je, Rexhep Selimi e ka paralajmëruar në Kuvend”, tha Kurti./Arbresh.info/
Ndërsa, Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për punësime të familjarëve të tyre.
“Dje u vetëdorëzua para se të binte qeveria qe e kishte kapur shtetin si asnjëherë më parë. Jemi të gëzuar që ra Qeveria. Qeveria që tregoi vetëm inovacion për të rehatuar militantët. Ditën e premte, u rrëzua një Qeveri që nuk ia ruajti nderin vendit. Dje u rrëzua një Qeveri që dëmet e dy vjetëve i mbulon me një ftesë nga Gjykata Speciale. Le të shkojmë në zgjedhje të reja pa vonesë”, tha ai.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...