Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas homazheve të bëra në Tiranë në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se shpirti krijues i Kadaresë është kumbues, zhbirues e bashkues, shkruan Arbresh.info.
“U ndamë prej trupit të tij që e mori arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar. Kumbues, zhbirues dhe bashkues është shpirti krijues i Kadaresë. Rend i gjatë: në një rresht njerëz nga të gjitha trevat dhe shtresat. Ishte i të gjithëve, andaj të gjithë e nderojnë sot.”, ka shkruar ai.
Ai beson që nuk do t’i lexonte as gjysmën e librave të historisë po mos t’i kishte lexuar librat e Kadaresë.
“As gjysmën e librave të historisë s’besoj se do t’i kisha lexuar sikur të mos ishin romanet e Kadaresë. Letërsi që të cyt kah historia për t’iu rikthyer mandej atyre romaneve. Domosdoshmëria dhe pamjaftueshmëria e historisë, njëkohësisht. Bukuria që ta shuan imagjinatën dhe inteligjenca që ta nxit kureshtjen, po ashtu njëkohësisht. Ndërkohë, fiton kulturë.”, shtoi Kurti.
“Brezi im është rritur me Ismail Kadarenë. Me të mësuar shkrim-lexim: Princesha Argjiro. Në fillore: Kështjella. Në gjimnaz: Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Më pas: çdo roman i tij që na binte në dorë. Tash: gjithçka që ka shkruar e botuar.”, shtoi ai.
“Jeta e tij është e përjetshme (për ne) sepse veprat e tij janë të pashtershme (edhe për ata pas nesh). Pusho i qetë shkrimtari ynë i madh. Le të qetësohemi dhe shqetësohemi ne me veprën tënde.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...