Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, ka votuar në objektin e Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Kurti tha se 18 komunat që sot votojnë përbëjnë 80% të qytetarëve të Kosovës.
“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë. Unë posa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik. U bëj thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave, dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ta si banorë të komunave të Republikës. Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet, ndërsa të gjithë komisionerët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit,” shtoi ai.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...