Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirr nesër në takim kryetarët e komunave, krejt kjo me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar./arbresh.info/
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme