Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së që aktualisht vepron në Turqi, deri më tani ka shpëtuar tre persona të ngujuar nën rrënoja.
Kreu i ekzekutivit ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për punën që po bëjnë në kuadër të kërkim-shpëtimit.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së që aktualisht vepron në Turqi, deri më tani ka shpëtuar 3 persona të ngujuar nën rrënoja, duke përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni punën tuaj për të shpëtuar jetë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar”, shkroi ai./arbresh.info/
Our armed forces continue to prove their worth on the int’l stage. The KSF search and rescue team currently operating in Turkey has thus far saved 3 people trapped under the rubble—including two children. Keep up your life-saving work, and thank you for making your country proud! pic.twitter.com/3TcYp1em37
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2023
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...