Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerësuar rolin historik dhe të pandërprerë të mërgatës shqiptare në mbështetje të çështjes kombëtare dhe zhvillimit të Kosovës.
Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen që i bënë një ditë më parë, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në ruajtjen e lidhjeve kombëtare dhe përkrahjen ndaj Kosovës.
“Mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë. Faleminderit Federatës Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatës “PEJA” për pritjen dje dhe për kontributin e tyre të përditshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq