Kryeministri Albin Kurti ka emëruar tetë zëvendësministra të rinj në Qeverinë e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrisë, Kurti ka emëruar:
Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal,
Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,
Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,
Sreten Trajkoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
Jasmina Jovanoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve,
Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.
Emërimi i zëvendësministrave të rinj vjen një ditë pasi partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, LDK-ja njoftoi se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...