Kurti e Vuçiqi ftohen në Bruksel për reciprocitetin për targa, Beogradi refuzon ftesën

13:12 | 22 Shtator 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se janë shprehur të gatshëm për një takim me palën serbe në Bruksel, pas reciprocitetit me targa, të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirsollav Lajçak.

“Jemi të gatshëm për takime dhe bisedime për këtë çështje. Borrell dhe Lajçak e kanë kërkuar prej nesh gatishmërinë për t’u takuar në Bruksel për të zhvilluar bisedime, ne kemi shprehur gatishmëri për këtë gjë. Jemi të hapur për takime në Bruksel, por pasi kanë marrë dakordime tonë kanë marrë refuzimin në Beograd. Ky refuzim nuk i ndihmon Serbisë e as serbëve”, tha Kurti.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativa apo plane të tjera, ne jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’ju ofrojmë qytetarëve tanë një perspektivë të re”, tha ai.

Gjatë kësaj konference, Kurti iu bëri thirrje kryetarëve të komunave në veri që të heqin kamionët me të cilët po i bllokojnë rrugët. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Kurti: Që nga marrja e detyrës kemi siguruar 2.2 milionë vaksina

Kryeminstri Kurti tregon kushtin për tërheqjen e vendimit për targat serbe

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara