Në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, të shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule të freskëta te varri i tij.
Kryeministri tha se Presidentin Rugova e kujtojmë për rolin dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile, përcjell Arbresh.info

Ai shtoi se si shkrimtar shqiptar dhe si kritik letrar, Presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ‘90-ta.
Paraprakisht në mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministri Çeku, kishin vizituar familjen Rugova të cilën e njoftuan që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova./Arbresh.info


Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale