Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se presidentja nuk ka qenë në dijeni se ai vetë do të ishte kryesuesi i çështjes që do të trajtohej nga kjo gjykatë.
Kurti theksoi se, pavarësisht situatës, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Atëherë pati aplikuar për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetja jonë, në emër të Grupit Parlamentar, asokohe ishim në opozitë, Albulena Haxhiu i pati shkruar letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm më vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018, nuk e kanë parë të arsyeshme që ta ndalin një proces të tillë, sepse është absurde që dikush i cili, sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë, është i papërshtatshëm dhe rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, tha Kurti.
Megjithatë, ai nënvizoi se do të respektojë vendimin e gjykatës, cilido qoftë ai.
“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...