Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim të përbashkët me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët.
Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO./Arbresh.info/

Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...