Forumin Ndërkombëtar Ulpiana synon avancimin e marrëdhënieve mes qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës.
Në këtë forum fjalën e mori ministrja e Punëve të Jashtme e të Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, e cila shpërfaqi përvojën e saj në kohën sa ka jetuar në vendet e huaja, si dhe kthimin e saj në atdhe për të kontribuar në përparimin e vendit.
Ajo, mes tjerash, ka folur për çështjet e ndjeshme që preokupojnë diasporën, qoftë në aspektin identitar, kulturor, por edhe në atë ekonomik, për të ndihmuar zhvillimin e vendit të origjinës.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se komuniteti i diasporës nuk është një grup individësh, por urë lidhëse e atdheut me botën.
“Komuniteti i diasporës ka luajtur rol në formësimin vendit të origjinës së tyre. Diaspora është më shumë se grup individësh, është urë lidhëse e vendit me botën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.
Ai shtoi se kontributi tyre është i pamatshëm.
“Kosovarët, që jetojnë jashtë, folën për ata që nuk mundën të flisnin për krimet e që fshiheshin nga propaganda për gjenocidin në vendin e tyre”, tha, më tutje, kryeministri Kurti.
Kurti, më tej, ka folur për kontributin e diasporës në aspektin ekonomik, qoftë përmes remitancave, qoftë përmes investimeve në forma të ndryshme, etj.
Sipas tij, ky forum është i pari i këtij lloji, që grumbullon mbi 21 shtete dhe që mundëson lidhjen me vendin./rtk
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...