Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi Rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me Rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.
Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.
Në takim u diskutua edhe për suksesin e shënuar sa i përket numrin të citimeve sipas platformës Cybermetrics Lab, procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe proceseve administrative dhe përfaqësimin e grave në fushat STEM.
Sipas matjeve të fundit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 56518 citimesh në “Google Scholar Citations” që shënon rritje prej 12288 citimesh nga publikimi i fundit i bërë në korrik të vitit të kaluar.
Universiteti i Prishtinës vazhdon të prijë si universiteti me rangim më të lartë në rajonin shqipfolës.
Sa i përket digjitalizimit, Rektori Qerimi u shpreh se ai dhe menaxhmeti janë të orientuar kah digjitalizimi i proceseve administrative të Universitetit.
Në lidhje me këtë, Kurti theksoi se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe administratës dhe se digjitalizimi i proceseve administrative garanton llogaridhënie, cilësi në shërbime dhe transparencë.
Sipas menaxhmentit, viteve të fundit është shënuar rritje e përfaqësimit të grave në fushat STEM dhe se bursat e MASHTI-t për këto fusha kanë pasur efekt pozitiv në motivimin e studenteve.
Përqindja e vajzave që studiojnë inxhinieri kompjuterike dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ka arritur mbi 60%.
Kurti e falënderoi për angazhimin, e uroi për pozitën e re dhe i dëshiroi punë të mbarë Rektorit Qerimi dhe menaxhmetit në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për Universitetin e Prishtinës i cili vazhdon të ketë rëndësi të madhe në emancipimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.
Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, ndërkaq Nagavci ishte e shoqëruar nga këshilltarja e saj politike për Arsim të Lartë, Arrita Gola./arbresh.info/
Ministri austriak: Rusia mbetet e rëndësishme për Evropën
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli
Nesër nis Ramazani, këto janë këshillat e nurtricistes Ajshe...
La Vetëvendosjen, Humolli i kthehet partisë së Ramush Haradi...