Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.
Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri e falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant