Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të përbashkët mes qeverive

13:30 | 14 Shkurt 2026
E.K

Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Kryeministri Plenković shoqërohej edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Kryeministri Plenković shprehu urimet ndaj Kryeministrit Kurtit për formimin e qeverisë së re. Në vijim të takimit u bisedua rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimin e krimit të organizuar.

Rreth thellimit të bashkëpunimit, u diskutua edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta, dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale