Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 5 majin, Ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tone, shkruan Arbresh.info.
“Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta.”, u shpreh ai.
Kurti u shpreh se dëshmorët janë dëshmi e historisë së kombit.
“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza.”, u shpreh ai.
“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët.”, shtoi kryeminstri Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun.
“Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, për lirinë dhe për vendin.”, tha mes të tjerash ai.
“Lavdi përherë dëshmorëve të kombit të rënë për liri, sot dhe për jetë e mot!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...