Mbledhja e 103 e Qeverisë së Kosovës ka filluar ku në rend dite është edhe projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023.
Kryeministri i Kosovës ka thënë që buxheti për këtë vit do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro.
“Buxheti për vitin 2023 do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro. Për sa i përket projekteve specifike kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektorat. Më shumë inspektorë të tregu, më shumë inspektorë tatimor. Shëndetësi e arsimi vazhdojnë të jenë prioritet i yni. 60 milion euro janë ndarë për barna esenciale. Kemi vazhduar linjën buxhetor për çerdhe. Mbështetja në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes bëhet më e rëndësishme dhe kemi shtuar 300 vende të reja. Do të vazhdojmë edhe me terminalin në aeroportin e Vermicës. Do te vazhdojmë mbështetjen e ndërmarrjeve publike. 15 milion euro për rezerva shtesë. Do të kemi edhe 75 milion euro të tjera. Fokusi do të jetë në diplomaci publike ekonomike” tha Kurti./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...