Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar sot martirin e vonshëm, Gazmend Brahimi i cili u vra 25-vite më parë nga bandat kriminale serbe në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Kurti vizitoi sot familjen e martirit 15-vjeçar si dhe vendosi kurora lulesh tek vendi ku ra heroikisht, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Si shumë familje shqiptare që ishin shpërngulur për shkak të luftës, familja Brahimi, kur u kthye në Kosovë, e gjeti shtëpinë e rrënuar. Por, ndryshe nga shumë të tjera, me t’u kthyer në vendlindje, ajo nuk e gjeti lirinë. Çlirimi ishte vonuar në Mitrovicë. Para tij, erdhi martiri i vonshëm, Gazmend Brahimi, 15-vjeçar.
25 vjet më parë, Gazmendi, që e donte aq shumë lagjen e tij të fëmijërisë, Lagjen e Boshnjakëve, u vra nga shpërthimi i një granate dore, e hedhur në drejtim të tij nga banda kriminale të Serbisë, të cilat asokohe terrorizonin përditë shqiptarët e rikthyer në pronat e tyre. Me të ishte edhe vëllai Armendi, që edhe sot mban në trup 17 copëza të granatës. Atë të hënë, Gazmendi ishte nisur për në shkollë për të nxënë dije. Atë ditë, ai dha mësimin se si duhet vendlindja.
Në 25-vjetorin e rënies së tij, vizituam vendin ku u vra, në rrugën që mban emrin e tij, dhe familjen Brahimi, babën Agimi, nënën Salë dhe vëlllain Armendin. Ai sivjet do të bëhej 40 vjeç. Gazmendi jeton te secili që e ka njohur. Kujtimi për të na rikujton vuajtjen, sakrificën dhe çmimin e lirisë. Përvjetori i rënies së tij na përkujton përgjegjësinë, dashurinë dhe shërbimin ndaj vendit./Arbresh.info
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...