Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij zyrtare që ka zhvilluar në Estoni.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vizitën në këtë shtet e ka nisur me takimin me kryeministren, Kaja Kallas.
Ai ka bërë të ditur se kryeminitrja e Estonisë ka ofruar mbështetjen e plotë në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.
“Vizitën zyrtare në Estoni, e fillova me takimin me Kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, shkruan Kurti, transmeton arbresh.info.
Tutje kryeministri Kurti ka folur njoftuar edhe mbi takimet e tjera që ka zhvilluar atje.
Postimi i plotë:
Vizitën zyrtare në Estoni, e fillova me takimin me Kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Në drekën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, theksuam ngjashmëritë e përvojave historike dhe situatave gjeostrategjike të Kosovës dhe Estonisë.
Falënderova ministrin Reinsalu për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës në politikën e jashtme.
Në Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) takova Drejtorin Ekzekutiv, Hannes Astok, e në e-Estonia Briefing Centre, u prita nga Menaxherja e përgjithshme, Ave Lauringson. Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Akademinë Estoneze të E-Qeverisjes (eGA). Si rezultat, ekspertë nga Estonia po ndihmojnë Kosovën në hartimin e strategjisë së re për E-Qeverisje, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital.
Fushat e bashkëpunimit që forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin tema e takimeve të ndara në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Estonisë, Jüri Ratas dhe Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.
Avancimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks te qeverisja digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë në kontinentin e Evropës, ishin pjesë qendrore e diskutimeve në takimet që patëm bashkë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadoren jo rezidente të Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltarin tim, Lulëzon Jagxhiu./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen