Shqiptarët e Kosovës kanë përkujtuar këtë të shtunë në Kukës 23 vjetorin e eksodit të vitit 1999.
Në kujtim të vuajtjeve të luftës, kalvarit, historisë, por edhe në shenjë falënderimi për pritjen e ngrohtë nga familjet kuksiane, shqiptarët e Kosovës ndan përkujtimet e eksodit, raporton a2cnn.
Organizatorë të “Eksod 99” janë pritur në doganën e Morinit nga drejtues të Bashkisë e më pas ceremonia përkujtimore është pasuar me hapjen e një ekspozite me fotografi dhe një koncert në sheshin kryesor të qytetit.
Kukësi nga një qytet i vogël, u mbipopullua me më shumë se 500 mijë banorë nga Kosova, qëndresa dhe lufta e të cilëve u kthye në qendër të mediave botërore për më shumë se 3 muaj me radhë./A2CNN/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...