Qindra qytetarë të komunitetit serbë po protestojnë në Mitrovicën e veriut kundër hapjes së urës së Ibrit, e cila që nga paslufta ka qenë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Protesta nuk është masovike dhe po zhvillohet e qetë, me fjalimin e disa pjesëmarrësve.

Në mesin e protestuesve shihen transparente të tilla si: “Në urë e kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka” etj.
Në protestë shihet edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek dhe anëtarët e kësaj liste Igor Simiq dhe Slavko Simiq.
LEXO EDHE
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...