Me rastin e 27-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, janë mbajtur homazhe në Velani, ku u nderua veprimtaria dhe sakrifica e tij për lirinë e vendit.
Valon Murati, Kryetar i Lidhjes për Bashkim, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e figurës së Bahri Fazliut. Ai u shpreh se sot kujtojmë një nga figurat kyçe të luftës për liri.
“Bahri Fazliu ra hero 27 vjet më parë. Liria që ne e gëzojmë sot nuk ka kuptim pa figura të tilla. Ai nuk ka qenë vetëm aktivist, por që në moshë të re ka udhëhequr disa kauza për liri,” tha Murati.
Ai shtoi se nderimi për Bahri Fazliun është një nderim për të gjithë.
Në fund, Murati falënderoi mediat për përcjelljen e ngjarjeve me kaq rëndësi kombëtare.
Nga ana e tij, Ismail Latifi, Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe bashkëluftëtar i Bahri Fazliut, u shpreh me emocione duke kujtuar mikun e tij të ngushtë.
“Kam qenë njëri nga shokët e ngushtë të Bahri Fazliut. Do ta kujtojmë gjithmonë. Ai ka qenë një person i zgjuar, ideolog dhe mësues i mirë për të gjithë brezin. Na ka mësuar se si të ecim, të punojmë dhe të luftojmë për liri,” tha Latifi./Arbresh.info
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...