Sot, rreth orës 10:50 një qytetare nga Ferizaj, Adelina Abdullahu e moshës 32 vjeçare, me punë të përkohshme në Zvicërr, në fshatin Prelez të Muhaxherëve, në vendin e ndaljes për autobusë ka gjetur një telefon celular ‘’Iphone 8’’, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e Policisë në Ferizaj.
“Lusim pronarin/en e vërtetë të telefonit, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj çdo ditë, prej orës 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar atë”, thuhet në komunikatën për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetaren Adelina Abdullahu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të telefonit në stacionin e policisë./arbresh.info/


Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...