Temperaturat e larta që parashihen për këtë javë mund ta shtojnë numrin e fëmijëve të prekur me virusin e diarresë dhe vjelljes.
Mjekët thonë se prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar në ditët kur temperaturat do të jenë të larta. Sipas tyre, përveç shmangies së diellit në mesditë, duhet të kihet kujdes edhe me ushqimin.
Paralajmërimi për ngritje të temperaturave në vendin tonë, ka mundësi ta rrisë edhe rrezikshmërinë e shtimit të numrit të fëmijëve të prekur me virusin e barkqitjes dhe vjelljes, raporton televizioni publik.
Drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, thotë se ky virus përsëritet çdo vit, por falë ngritjes së vetëdijes së prindërve dhe stafit mjekësor, çdo gjë është nënë kontroll në Klinikë dhe të gjitha shërbimet tjera spitalore dhe mjekësore.
Avdiu, drejtor i pediatrisë thotë se pavarësisht menaxhimit të situatës dhe kapacitetit të mjaftueshëm hapësinor në klinikë, duhet shtuar kujdesin ndaj fëmijëve nga vendet me temperaturë të lartë, si dhe të kenë kujdes të shtuar në ushqim.
Sipas meteorologëve, në fundjavë në vendin tonë temperaturat do të rriten edhe për disa shkallë celsius. Për këtë arsye apelohet te qytetarët që t’i shmangen diellit në mesditë.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...